Sport Shqiptar

Presidenti i Ballkanit “ngacmon” Baftiun pas transferit te Drita

Të hënën Drita zyrtarizoi Blend Baftiun si lojtarin e tyre më të ri.

Lojtari i Ballkanit kaloi te nënkampioni i Superligës si transsfer i lirë pas titullit kampion me suharekasit.

Në postimin e profilit zyrtar të gjilanasve, presidenti i Ballkanit komentoi lëvizjen e tij te “Intelektualët”.

Blend Baftiu dhe Valon Zymberi (Drejtor Sportiv i Dritës)

“Shume suksese , keto ngjyra nuk te paskan hije shume veq neyse

“Suksese Fc Drita”, ishte komenti i “Cimës”.

Komenti i Arsim Kabashit në Facebook

Përndryshe, gjatë ditës së sotme edhe Ballkani zyrtarizoi transferimin e Qëndrim Zybës.

Mesfushori iu bashkua “Xhebrailave” pas aventurës pesë vjeçare te Prishtina. /Shqip.com