Lajme

Presidenca çeke: Lajm i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sot janë pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

E lidhur me këtë sot ka lëshuar një deklaratë Presidenca çeke, duke thënë se janë kënaqur të kënaqur që kanë ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në deklaratën e Presidencës çeke thuhet se me miratimin e tekstit të sotëm në mbledhjen e ambasadorëve, Këshilli ka bërë një hap të rëndësishëm drejt liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Presidenca çeke mirëpret marrëveshjen e arritur në nivel Këshilli dhe vlerëson përpjekjet e të gjithëve në arritjen e këtij rezultati. Ne përgëzojmë progresin e konsiderueshëm të Kosovës bërë në të gjitha fushat… duke përfshirë fushën e sigurisë së dokumenteve, kufirit, menaxhimit të migracionit, rendin dhe sigurinë publike, dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes.

Ne bëjmë thirrje që Kosova të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me BE-në dhe shtetet anëtare të saj për të ruajtur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka qenë një nga prioritetet tona të politikës së jashtme gjatë presidencës sonë. Unë jam e kënaqur se kemi ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje brenda Këshillit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky është një lajm i madh edhe për Kosovën dhe rajonin. Jam i bindur se regjimi pa viza do të hapë rrugën për afrimin mes qytetarëve të Kosovës dhe shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në deklaratën e Edita Hrdá, përfaqësuese e Përhershme e Republikës Çeke në BE.

/Shqip.com