Sport Ndërkombëtar

Presdenti i La Ligas: Reali mund t’i transferojë Mbappen dhe Halaalndin

Presidenti i La Ligas

Përkundër se shumë ekipe evropiane të futbollit janë duke kaluar nëpër një krizë financiare, Real Madridi qëndron mirë në këtë aspekt.

Presidenti i La Ligas, Javier Tabeas ka thënë se madrilienët qëndrojnë mirë në këtë aspekt, transmeton Shqip.com.

“Real Madrid kanë paratë që në merkaton e ardhshme ta blejnë Mbappen dhe Haalandin së bashku”, ka thënë ndër të tjera ai.

Duke marrë parasysh faktin që në vitin 2021, “Los Blancos” nuk kanë bërë transferime me çmime të larta, atëherë mund të prietet se verën e ardhshme mund të bëjnë ndonjë goditje të madhe.

Sipas shumë mediave, emri më i përfoluër që mund ta sjellin në “Santiago Bernabeu” është Kylian Mbappe, që ka kontratë me PSG-në deri në fund të këtij sezoni.

Në një gjendje kontraverse, është duke kaluar Barcelona e cila ka mbi 1miliardë euro borgje. /Shqip.com

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë """ antr GEVONIK rosof [Real M”drid] have the money to sign Mbappe and Haaland together. JAVIER TEBAS (LALIGA PRESIDENT) on Real Madrid's finances"