Lajme

Premtimi i Zelenskyt: Pas Khersonit, do ta rikthejmë edhe Krimenë

“Pas çlirimit të Khersonit, ne do të rikthejmë edhe Krimenë”, kështu është shprehur sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një videomesazhi.

Zelensky tha se Ukraina do të shohë dhe shumë raste të tjera si çlirimi i Khersonit.

“Njëjtë do të jetë edhe në Genicheskt dhe Melitopol. Ne do të vijmë në të gjitha qytetet dhe fshatrat tona të Donbassit.

Ne do të sigurohemi se si në Krime forcat ukrainase do të takohen me flamujt e Ukrainës, që do të jenë qindra në ditën e çlirimit”, është shprehur ai.

Ndër të tjera presidenti ka falënderuar të gjithë botën për ndihmën që i është dhënë Ukrainës.

/Shqip.com