Lajme

Partneri i vogël qeverisës kërkon Ministrinë e Shëndetësisë

Pozita e ministrit të Shëndetësisë ka mbetur e lirë pas dorëheqjes së ish-ministrit, Rifat Latifi.

Ende pa kaluar më shumë se 2 orë nga dorëheqja e Latifit, partneri qeveritar i VV-së, Partia “Guxo”, përmes deputetit Burim Meta, ka kërkuar që kjo pozitë t’i takoj partisë së tij.

Deputeti Meta përmes rrjetit Facebook ka shkruar se edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që kjo pozitë t’i takoj Partisë “Guxo”.

Në të kaluarën kishte zëra që partneri qeveritar i VV-së e kishte kërkuar këtë ministri që ta ketë nën udhëheqje, por kryeministri Kurti kishte preferuar që të mos e plotësoj këtë kërkesë.

Fillimisht u emërua si ministër Arben Vitia, e pas dorëheqjes së tij, si minister erdhi Rifat Latifi.

Ditëve në vazhdim do të mësohet për emrin e ri që do vjen në krye të këtij institucioni./Shqip.com

/Shqip.com