Lajme

Pozhari:MF-ja ka filluar procedurat për të mundësuar largimin e detyrimin për paraçitjen e pensionistëve

Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka filluar procedurat për të mundësuar largimin e detyrimit për pensionistët çdo gjashtë muaj.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Ministria e Financave ka filluar procedurat për ta larguar detyrimin që pensionistët të lajmërohen çdo 6 muaj. Janë ftuar përfaqësuesit e shoqatës së pensionistëve të marrin pjesë në grupin punues” ka thënë Pozhari.

Lidhur me këtë takim, Pozhari në një prononcim për Shqip.com ka thënë se në këtë takim do të diskutohen dy çështjet kryesor si Të largohen detyrimi që pensionistet të lajmërohen në qendrat sociale çdo 6 muaj për të dëshmua se janë gjalle! si dhe nën 2. Të subvencionohen të gjithë pensionistet me një shumë të hollash deri në miratimin e ligjit të ri për ngritjen e pensioneve.

Lexo edhe:
Lidhja e Pensionisteve do të zhvillojë aksion para Qeverisë duke u bazuar në nisëm e gazetarit, Xhevdet Pozhari

Pozhari më tutje ka folur edhe për aksionin simbolik të mbajtur dje para Kuvendit të Kosovës.

“Dje kemi arritur që të marrim përkrahje nga ana e njerëzve që e kanë vullnetin e mirë” ka thënë Pozhari.

Foto nga aksioni simbolik para Kuvendit të Kosovës

Po ashtu Pozhari ka bërë të ditur se takimi pritet të ndodh të hënën.

“Të hënën, ora 11.00, priten në takim nga departamenti i pensionistëve”, ka thënë Pozhari.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme, pensionistët kanë pritur para dyerve të Kuvendit deputetët duke i parashtruar kërkesa e tyre./Shqip.com