Lajme

Lidhja e Pensionisteve do të zhvillojë aksion para Qeverisë duke u bazuar në nisëm e gazetarit, Xhevdet Pozhari

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi dhe gazetari, Xhevdet Pozhari

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi ka thënë se të enjten do të organizohet një aksion me moton “Dinjitet për pensionistët”.

Ai këtë deklaratë e dha gjatë takimit që kishe me iniciatorin e këtij organizimit, gazetarin Xhevdet Pozhari.

Gashi tha se përmes këtij aksioni do të përçojnë dy kërkesa.

1. Të largohen detyrimi që pensionistet të lajmërohen në qendrat sociale çdo 6 muaj për të dëshmua se janë gjalle!

2. Të subvencionohen të gjithë pensionistet me një shumë të hollash deri në miratimin e ligjit të ri për ngritjen e pensioneve.

Ai tha se gjatë këtij aksioni do të shpërndahen broshura dhe do të vendosën pankarta para Kuvendi dhe Qeverisë.

Xhevdet Pozhari

Shqip.com ka kontaktuar me Pozharin i cili është edhe ideator i kësaj nisme, i cili ka thënë se qëllimi i fushatës është konkret me kërkesa konkrete të cilat shpreson që Qeveria do i marr parasysh.

“Po shpresojë që Qeveria do e marrë parasysh sidomos kur dihet se pensionistët janë shtresa që meritojnë një trajtim dinjitoz”.

Sipas Pozharit, qëllimi i kësaj fushate është që të ngritët zëri për ata që nuk kanë mundësi vetë dhe fushatës mund t’i bashkohet kushdo që dëshiron.

Lexo edhe:
Pozhari merr mbështetjen e Haxhiut për fushatën “Dinjitet për penzionerët”

Pozhari po ashtu ka marrur përkrahjen e ministres së Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiut për fushatën e tij “Dinjitet për penzionerët”./Shqip.com