Lajme

Pozhari: Kurti sot paska gjetur kohë për të nderuar të vdekurit, por jo edhe për të respektuar të gjallët

Analisti Xhevedet Pozhari ka dërguar Kritika në adresë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në lidhje me mos prezencën e tij në aktivitetin e pensionistëve në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Sipas Pozharit, Kurti sot ka gjetur kohë për të nderuar të vdekurit ndërsa nuk po i respekton të gjallët.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot paska gjetur kohë për të nderuar të vdekurit, por jo edhe për të respektuar të gjallët. Fatkeqësisht, në këtë shoqëri vlerën ta dijnë veç pasi të largohesh nga kjo botë” ka shkruar Pozhari.

Pensionistët gjatë protestës para objektit të Qeverisë kanë lëshuar edhe pëllumba.

Sipas Pozharit këta pëllumba që fluturuan sot para Qeverisë, le të shërbejnë si rikujtim i ndërgjegjes së fjetur para se të moshuarit të “fluturojnë” nga kjo botë.

“Kryeministër, për pensionistët nuk do të duhej të kujtoheshe veç në kohë fushate. Nëse sot ti nuk gjen kohë për ta, kur të vijnë zgjedhjet as ata nuk do të kenë kohë për ty dhe për askënd që i mashtroi gjithë këto vite” ka thënë Pozhari.

Pensionistët edhe 2 javë më parë kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës. Nisma e tyre ishte përkrahur nga shumica e partive politike.

Kohë më parë nismëtari i kësaj nisme, Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka filluar procedurat për të mundësuar largimin e detyrimit për pensionistët çdo gjashtë muaj.

Pensionistët kanë dy kërkesa kryesore: 1. Të largohen detyrimi që pensionistet të lajmërohen në qendrat sociale çdo 6 muaj për të dëshmua se janë gjalle dhe 2. Të subvencionohen të gjithë pensionistet me një shumë të hollash deri në miratimin e ligjit të ri për ngritjen e pensioneve./Shqip.com