Lajme

Pensionistët me aksion  para Qeverisë, kërkojnë të trajtohen me dinjitet

Sot në gjithë vendin shënohet Dita Ndërkombëtare e Pensionistëve.

Me moton “Dinjitet për pensionistët” dhjetëra persona kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar ndryshimin e ligjit që detyron që ata të paraqiten çdo gjashtë muaj për vazhdimin e pensionit.

Po ashtu para objektit të qeverisë kanë lëshuar disa pëllumba për të simbolizuar lirinë.

Pensionistët edhe 2 javë më parë kishin protestuar para Kuvendit të Kosovës. Nisma e tyre ishte përkrahur nga shumica e partive politike.

Kohë më parë nismëtari i kësaj nisme, Xhevdet Pozhari ka bërë të ditur se Ministria e Financave ka filluar procedurat për të mundësuar largimin e detyrimit për pensionistët çdo gjashtë muaj.

Pensionistët kanë dy kërkesa kryesore: 1. Të largohen detyrimi që pensionistet të lajmërohen në qendrat sociale çdo 6 muaj për të dëshmua se janë gjalle dhe 2. Të subvencionohen të gjithë pensionistet me një shumë të hollash deri në miratimin e ligjit të ri për ngritjen e pensioneve./Shqip.com