Lajme

Pozhari: Juve që nuk ju pihet ujë pa pare, shlirë edhe mundeni me pagu

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, ku është kërkuar nga ana e lokaleve të gastronomisë që klientëve të ju sherbhet ujë nga çeshmja.

Përmes një postimi në rrjetin social, Pozhari ka thënë se atyre që nuk ju pihet ujë pa parë, shlirë munden edhe me pagu për atë shërbim.

“Juve që nuk ju pihet ujë pa pare, shlirë edhe mundeni me e pagu.Ama do që po tallen me këtë vendim, deri dje nuk kanë mujt mu ngi me byrek. Jogurtin lluks e kanë pas, e tash jo uji pa pare, skandaloze”, ka thënë Pozhari.

Qeveria e Kosovës ka miratuar një rregullore përmes së cilës obligohen të gjitha objektet e gastronomisë të ju ofrojnë klientëve ujë të pijshëm përmes i cili rrjedhë nga rubineti.

Kjo rregullore parasheh që të gjithë klientët të kenë qasje në ujë të pijshëm në restorante, kafene dhe bare.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në mbledhjen e sotme të Qeverisë tregoi rastet kur pronari i objektit të gastronomisë obligohet ta furnizojë me ujë klientin.

Objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit, nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale./Shqip.com

Postimi i Xhevdet Pozharit