Potter kërkon Kane, ofron Lukakun në shkëmbim

Harry Kane mbetet në qendër të spekulimeve të transferimeve, pasi sulmuesi i Tottenham nuk arriti të sigurojë një lëvizje te Manchester City vitin e kaluar.
Ylli anglez duket më i vendosur nën drejtimin e Antonio Contes, por së fundmi është lidhur me Bayern Munich.

Kane e ka nisur fuqishëm këtë sezon në Premier League, duke shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje.
Trajneri i ri i Chelseat, Graham Potter, dëshiron të sjellë Harry Kane nëpër qytet nga Tottenham, pretendon Calciomercato.
Trajneri i Bluve është gati të ofrojë sulmuesin belg Romelu Lukaku, aktualisht i huazuar te Interi, si pjesë e një shkëmbimi për Kane.

Kontrata e sulmuesit anglez me Tottenham skadon në vitin 2024.
Chelsea është në fillimin e një epoke të re pasi Potter zëvendësoi Thomas Tuchel, ndërsa ata janë të vendosur të emërojnë Christoph Freund të Salzburgut si drejtorin e tyre të ri sportiv./Shqip.com