Potter e pranon se kurrë nuk ka parë një ndeshje të Champions League nga afër
Chelsea do të përballet me RB Salzburg – e për trajnerin e vendasve, Graham Potter kjo do të jetë hera e parë që ai do të jetë i pranishëm në stadium për një ndeshje të Champions League.
Pronarët e rijnë të Chelseat shkarkuan Thomas Tuchel, një trajner me përvojë në majat e futbollit, i cili madje e fitoi edhe Ligën e Kampionëve, për t’ia besuar timonin një trajnerit të ri si Potter, të cilit i mungon përvoja në majat e futbollit.
Gjatë konferencës për media, Potter tha se kjo është mënyra më e mirë për të filluar të shoh ndeshjet.
“Me sa mbaj mend nuk kam qenë kurrë. Por, tani është një kohë e mirë. Do të jetë një hyrje interesante, do të jetë e shkëlqyer. Pra, pse të mos filloj tani”, tha ai sipas The Guardian.
“The Blues” i kanë besuar trajnerit të ri me shpresën që ai mund të ndërtojë një skuadër për të garuar për vitet e ardhshme.
Chelsea përballet me Salzburg sot me fillim nga ora 21:00.
Chelsea kërkon rikthimin te fitorja, pasi në ndeshjen e parë u befasuan nga Dinamo Zagrebi, derisa Salzburg kërkon ta ndal edhe skuadrën angleze, siç bëri me Milanin./Shqip.com