Sport Ndërkombëtar

Porto – Inter pa fitues, italianët shkojnë tutje

Ndeshja ndërmjet Portos dhe Interit ka përfunduar me barazimin 0-0, por “Nerazzurrët” fituan me rezultat minimal (1-0) në “Giuseppe Meazza” dhe pas sfidës kthyese janë kualifikuar në çerekfinale të garës më të madhe për klube.

Vendasit bënë më shumë përpjekje në gjysmën e parë duke rrezikuar përmes Mateus Uribe, Stephen Eustaquio e Evanilson, megjithatë nuk u treguan të saktë.

As në fraksionin e dytë, skuadrat nuk arritën të shënonin dhe pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, rrjetat heshtën.

Në këtë mënyrë, Interi vazhdon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve falë rezultatit nga ndeshja e parë.

/Shqip.com