Sport Ndërkombëtar

Porto – Inter, formacionet zyrtare

Ndeshja e kthimit e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërmjet Portos dhe Interit, zhvillohet sonte në “Estadio do Dragao” me fillim në orën 21:00.

“Nerazzurrët” e fituan me rezultat 1-0 sfidën e parë në “Giuseppe Meazza” epërsi me të cilën do ta nisin ndeshjen.

Trajnerët Sergio Conceicao dhe Simone Inzaghi kanë bërë zgjedhjet e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Portos: Diogo Costa; Pepe, Fabio Cardoso, Marcano, Zaidu; Grujic, Uribe, Eustaquio, Galeno; Taremi, Evanilson.

Formacioni startues i Interit: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko.

/Shqip.com