Teknologji Auto

Porsche prodhon makinën e fundit me motor me diegie të brendshme

Prodhuesi gjerman i automjeteve të shpejta Porsche ka prezantuar modelin e fundit që do ketë motor me djegie të brendshme.

Ashtu siç jemi mësuar modelet e kaluara edhe i tashmi qw mban emrin 718 Spyder RS do të jetë me çati të hapur apo si njihet ndryshe si kabriolet.

718 Spyder RS i ri peshon 1,410 kg ose 40 kg më pak se varianti jo-RS.

Megjithëse ka shumë ngjashmëri me veturën tjetër Cayman GT4 RS, por Porsche ka mohuar, duke thënë se modeli i ri do t’u ofroj një udhëtim më të rehatshëm për t’iu përshtatur më mirë pritshmërive të klientit nga një veturë kabrio.

Do përdor të njëjtin motor 4.0-litërsh me aspirim natyral të huazuar nga modeli 911 GT3 dhe 493 kuaj fuqi dhe me shtatë shpejtësi.

Ky kombinim është i mirë për një shpejtësi prej 0 deri në 100 km/h në 3,4 sekonda dhe 0 deri në 124 mph (200 km/h) në 10,9 sekonda për t’iu përshtatur Cayman GT4 RS.

I qetë, do të bëjë 191 mph (308 km/h) ose 4 mph (7 km/h) më pak se coupe.

Porsche 718 Spyder RS është në dispozicion për porositje në Gjermani ku kushton 151,215 €.

Makina do tw debutoj në Festivalin e Shpejtësisë në Goodwood në korrik, kur janë planifikuar të fillojnë dërgesat.

/Shqip.com