Polonia kalon në epërsi ndaj Arabisë Saudite
Publikuar:
(26.11.2022 14:45:34)
Polonia dhe Arabia Saudite po takohen në kuadër të rrethit të dytë në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror, shkruan Shqip.com.
Polonia ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Piotr Zielinski në minutën e 39-të.
Ndeshja ka filluar në ora 14:00, do të zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium”.
Polonia e kërkon medoemos fitoren, pas barazimit pa gola me Meksikën.
Në anën tjetër, Arabia Suadite që shkaktoi befasi të madhe me mposhtjen e Argjentinës, në rast të fitores do e kalonte fazën e grupeve.
/Shqip.com