Policia tentoi ta ndalë një kamion që dyshohej për kontrabandim mallrash në veri, pengohet nga dy vetura
Publikuar:
(09.02.2022 23:10:24)

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, disa zyrtarë policorë të kufirit në afërsi të Liqenit të Ujmanit në veri të Mitrovicës, kanë hasur në një kamion i cili dyshohej për kontrabandim të mallrave.
Zyrtarët policorë të kufirit në momentin që kanë vërejtur kamionin kanë tentuar ta ndalin por janë penguar nga dy vetura.
“Lidhur me këtë rast janë alarmuar edhe njësitet tjera relevante policore, të cilët kanë asistuar zyrtarët kufitar, për hetim dhe kërkim të personave dhe automjeteve të dyshuara”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Më tej, në njoftim thuhet se, Policia e Kosovës vazhdon angazhimin dhe përkushtimin në realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore, në zbatim të ligjit dhe parandalimit të veprimtarive kriminale./Shqip.com