Lajme

Policia: Si ndodhi vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë, në kërkim autorët

Një 18-vjeçar u plagos rëndë me thikë mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë.

Amarildo Dervishi ka humbur jetën pak çaste më pas teksa po dërgohej në spital.

Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur një konflikti mes disa të rinjsh.

“Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.” – njofton policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe:
EMRI/ Identifikohet 18-vjeçari që u vra me thikë në Tiranë

/Shqip.com