Lajme

Policia shumë shkresa për rrugën Rahovec-Xërxë, të gjitha mbetën në arkivin e Ministrisë së Infrastrukturës

Për rrugën Rahovec-Xërxë, Policia edhe kishte shprehur shqetësime vazhdimisht te Ministria e Infrastrukturës që ka nën menaxhim s’ka vendosur shenja të sinjalistikës.  

Fillimisht me 28 janar të vitit 2019, ata kishin identifikuar tri vende ku mungonte shenja e kufizimit të shpejtësisë.

Mungesa ishte fiks në segmentin ku gjendet një shkollë e mesme e ulët e disa lokale afariste.

Por, kjo shkresë nuk mbeti e vetmja.

Një tjetër u pasua me 13 qershor të po atij viti, ku policia kërkonte nga ministria që në këtë rrugë të vendoste shenjat horizontale dhe vertikale, kësaj radhe për paralajmërimin e kthesave.

Mungesa e reagimit, bëri që vetëm dy muaj pas, me 20 gusht, policia të ngre shqetësimet për rritjen e aksidenteve me fatalitet dhe të lënduar.