Lajme

Policia shkatërron laborator marihuane në Zveçan, arreston katër serbë

Një laborator i drogës është shkatërruar nga Policia e Kosovës në Komunën e Zveçanit.

Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2 mijë fije kanabisi si dhe janë arrestuar katër persona.

Sveçla ka shtuar se do të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe pa kompromis të luftojmë secilin individ apo grup, pa dallim dhe kudo në Kosovë./Shqip.com