Lajme Botë

Policia po e ‘heton’ kryeministrin Sunak, u paraqit në një video nga vetura pa rripin e sigurisë

Policia e Lancashire thotë se ata “po shqyrtojnë çështjen” pasi kryeministri Sunak u kap në kamera duke mos vendosur rripin e sigurisë.

Rishi Sunak pranoi një “gabim të shkurtër gjykimi” pasi u shfaq pa rrip në një klip në Instagram teksa promovonte fondet e tij të rritjes në Lancashire.

“Ky ishte një gabim i shkurtër gjykimi. Kryeministri hoqi rripin e sigurimit për të filmuar një video të vogël. Ai e pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje për këtë. Kryeministri beson se të gjithë duhet të vendosin rripin e sigurimit”, thuhet në përgjigjen e zyrës së tij.

Gjoba deri në 500 funte mund të shqiptohen për mos vendosjen e rripit të sigurimit kur është i disponueshëm.

Ka disa përjashtime, duke përfshirë kur një makinë përdoret për shërbime policie, zjarrfikëse dhe shpëtimi, dhe për çështje të certifikuara mjekësore.

Një zëdhënës i policisë së Lancashire tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për çështjen dhe ne do ta shqyrtojmë atë“.

Motoçikletat e policisë mund të shihen duke shoqëruar makinën ndërsa zoti Sunak i drejtohet kamerës.

Qeveria ka konsideruar forcimin e rregullave të rripit të sigurimit për të siguruar që shoferët që nuk i vendosin ato mund të marrin pikë ndëshkimi.

Nënkryetari i Liberal Demokratëve, Daisy Cooper tha se kryeministri po mësohet shumë të fluturojë me avionë privatë dhe se ka harruar të vendosë rripin e sigurimit të makinës, shkruan Skynews.

Sunak tashmë ishte kritikuar për fluturimin për në Blackpool me një avion RAF të financuar nga taksapaguesit në vend që të merrte tren.

/Shqip.com