Lajme

Mediat ndërkombëtare raportojnë për vrasjen në Deçan

Vrasja në Deçan.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për vrasjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona, transmeton Shqip.com.

Agjencia amerikane e lajmeve “Associated Press” ka raportuar se “një burrë i paidentifikuar hapi zjarr ndaj autobusit që po barrte adoleshentë në perëndim të Kosovës duke vrarë tre persona”.

Kurse, për vrasjen në Gllogjan të Deçanit ka raportuar edhe mediumi publik gjerman, “Deutsche Welle”.

“Drejtuesi i autobusit u vra menjëherë, ndërsa tre adoleshentët u lënduan. Ata u dërguan në spital, ku dy nuk u mbijetuan plagëve. Raportohet se adoleshenti i tretë është në gjendje të qëndrueshme. Më vonë, disa medie cituan zyrtarë të kenë thënë se më shumë persona janë të plagosur”, ka raportuar Deutsche Welle.

Po ashtu, për vrasjen e trefishtë në Deçan raportoi edhe agjencia britanike e lajmeve “Reuters”, e cila tha se “një drejtues autobusi dhe dy adoleshentë u vranë në Kosovën perëndimore, kur një burrë i maskuar hapi zjarr ndaj një autobusi që po bartte pasagjerë, përfshirë nxënës që po ktheheshin në shtëpi”.

Lajmin për këtë ngjarje tragjike e kanë raportuar edhe disa media tjera të huaja, duke përfshirë edhe “ABC News”, shërbimi në gjuhën angleze i “Radio Evropa e Lirë”, faqja izraelite e lajmeve në gjuhën angleze “Jerusalem Post” e medie të tjera./SHQIP.com