Mësohet data e publikimit të bashkëpunimit mes Loredanës dhe Don Xhonit
Publikuar:
(06.11.2021 21:41:15)

Reperja, Loredana Zefi dhe Don Xhoni kanë bashkuar forcat në një projekt muzikor.
Loredana ka treguar në Instagram se ka udhëtuar dje drejt Kosovës për të realizuar vizualisht bashkëpunimin e saj reperin nga Drenica.
Është dita e dytë që dyshja po ndajnë fotografi në Instastory, duke konfirmuar që janë afër përfundimit.
Ishte Loredana ajo që realizoi një pyetësor në Instagram, ku ndër të tjerash u pyet edhe se kur do të dalë bashkëpunimi me Don Xhonin.
“Kur do të dalë kënga jote me Don Xhonin?” e ka pyetur një ndjekës.
“12 nëntor” është përgjigjur Loredana.

Ky do të jetë bashkëpunimi i parë i dyshes mjaft të përfolur të estradës.
Ndryshe, Loredana dhe Don Xhoni kanë një raport shumë të mirë shoqëror me njëri-tjetrin./SHQIP.com