Policia me operacion të antidrogës në veri të Mitrovicës

Sot gjatë ditës së diele, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion antidrogë në veri të Mitrovicës.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas hetimeve intensive sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.
NË njoftimin e PK-së përmenden edhe aksionet tjera të llojit të tillë në veri të Kosovës nga ana e PK-së ku kanë rezultuar me arrestim të personave të dyshuar, shpërbërje të grupeve kriminale.
“Policia e Kosovës në fushën e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të trafikimit me narkotikë edhe gjatë vitit të kaluar ka ndërmarr disa operacione të suksesshme policore ku janë konfiskuar sasi e konsiderueshme e substancave të dyshuara narkotike, janë zbuluar laboratorë droge, janë arrestuar numër i madh i personave të dyshuar, si dhe janë shpartalluar grupe të ndryshme kriminale në mbarë vendin”.
Tutje, thuhet se lidhur me këtë operacion, Policia e Kosovës do të dal me një njoftim të radhës.
/Shqip.com