Lajme

Policia kufitare u bllokoi skafet, pas Vlorës edhe Velipoja në protestë: Duam të dalim në det, me atë punë hamë bukë

Pronarët e Jetski-ve në Velipojë kanë dalë ne një protestë. Ata kërkojnë zgjidhjen e problemit pasi janë të rregullt me dokumentacionin dhe janë të kujdesshëm në lëshimin me qira.

Ata shprehen se nuk kanë asnjë shkresë zyrtare për bllokim, raporton Abcnews.

“Ne ushtrojmë biznesin në Velipojë. Kam 14 vite që punoj te pista, jam zonë emergjente. Vetëm hajrin ma ka parë policia dhe jo sherrin. Shumë jetë njerëzish kemi shpëtuar. S’po na japin zgjidhje, jo sot, jo nesër. Na ka  dëmtuar se ne kemi kabina, punëtorë, dokumente, paguajmë taksa, tatime. Nuk na lejojnë, nëse do kundërshtojmë forcat e policisë, të çojnë brenda ata. Ec e gjeje të drejtën. Nuk ka kanë dhënë afat, vetëm prit. Kërkesa jonë është të dalim në punë”, thonë ata.

Ndërsa policia kufitare nuk i lejon të dalin në det dhe të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Pronarët e Jetski-ve kanë kërkuar zgjidhjen e problemit pasi me këtë biznes sigurojnë të ardhurat e tyre.

Disa ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë, ka ndërruar jetë një 7 vjeçare pasi është goditur nga ana e një gomone.

Lidhur më këtë ngjarje në Shqipëri gjatë të premtës është organizuar një protestë.

Lexo edhe:
Protestuesit në Shqipëri: Rama deri të hënën duhet të shkarkojë dy ministrat e Qeverisë

Kjo protestë ka zgjatur për afro 1 orë e 40 minuta, ku shume qytetarë kanë kërkuar përgjegjësi nga ana e Qeverisë lidhur me ketë ngjarje.

Fillimisht qytetarët u grumbulluan para Ministrisë së brendshme, për të vijuar më pas drejt kryeministrisë dhe Presidencës.

Protestuesit kanë pasur një kërkesë kryesore në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.Ata kanë kërkuar nga Rama që deri të hënën të shkarkohen nga detyra dy ministrat e kabinetit qeveritar.

Protestuesit kanë kërkuar shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano.

Nëse Edi Rama nuk respekton dhe dëgjon kërkesat e tyre, protestuesit kanë paralajmëruar rikthimin në sheshet e Tiranës të hënën./Shqip.com