Lajme

Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandës me mallra në kufi

Mall i kontrabanduar

Policia e Kosovës sot në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”, ka parandaluar një rast të kontrabandë në kufi me mallra komerciale.

Në mesin e plot artikujve të sekuestruar, Policia e Kosovës sekuestroi edhe barna stimuluese “kamagra”.

Malli i kontrabanduar dyshohet se ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

Policia njofton po ashtu se është tentuar të shmanget kontrolli i zyrtarëve policor.

“ Pas tentativës së tyre për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë rreth orës 11:30 në fshatin Kabash të Vitisë. Gjatë kontrollit në automjet është gjetur sasi e konsiderueshme e  mallrave të ndryshme komerciale  si pjesë makinash,  gjera ushqimore (lajthi), barna  stimuluese “kamagra”etj.   Vlera e totale e mallit  mbetet të vlerësohet nga ana e Doganës se Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rast është duke u marrë Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit  dhe Doganën e Kosovës./SHQIP.com