Lajme

Policia konfiskon një sirenë të alarmit dhe gjashtë zmadhues të zërit në Veri

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në Veri, ku ka konfiskuar një sirenë të alarmit dhe disa zmadhues të zërit.

Lexo edhe:
Policia u sulmua dje në veri, thotë ministri Sveçla

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pajisje kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Elshani.

/Shqip.com