Lajme

Policia konfiskon mbi 5 kilogramë marihuanë, arreston një person tjetri ju ik

Ilustrim

Në fshatin Llabjan të Gjilanit, Policia ka konfiskuar pesë kilogramë e 185 gramë marihuanë.

Policia e Kosovës bën të ditur se substancat narkotike janë gjetur në një veturë, në të cilën ishin dy persona, në momentin kur policia kishte tentuar t’i ndalonte ata nuk i janë bindur urdhërit, përcjell Shqip.com.

“Gjatë këtij tentimi për ta ndaluar veturën e dyshuar të cekur më lart, personat e dyshuar në veturë duke mos ju bindur urdhrave të zyrtarëve policor kanë ikur me shpejtësi nga ai lokacion dhe policia menjëherë është aktivizuar në ndjekjen e tyre”, thuhet në njoftim.

Substancat narkotike të sekuestruara nga Policia e Kosovës

Gjatë ndjekjes nga Policia, njëri prej të dyshuarve është kapur ndërsa tjetri është arratisur.

“Pas rreth një kilometër (1 km) nga lokacioni fillestar, zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë veturën e dyshuar ku edhe është arrestuar një person, kurse personi tjetër ka arritur të largohet duke tentuar që edhe substancën narkotike ta marrë me vete”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia.

Personit të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit, ndërsa i dyshuari i dytë është në kërkim nga autoritetet policore./Shqip.com

Substancat narkotike të sekuestruara nga Policia e Kosovës
Para dhe mjete tjera të sekuestruara nga Policia e Kosovës