Lajme

Policia konfiskon mbi 14 kg marihuanë

Ilustrim.

14,5 kilogramë substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuana janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Aksioni është zhvilluar në Prishtinë dhe për rastin policia ka arrestuar një person.

“Në ora 13:10, njësitet përkatëse policore kanë filluar një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit: A.D., (viti i lindjes 1981, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 14.5 kg substancë e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Dëshmitë e hasura në vend-ngjarje janë fotografuar nga njësia e forenzikës dhe janë tërhequr nga aty.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti: ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe me akt-vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”.

/Shqip.com