Lajme

Policia konfiskon 35 mijë e 650 dollarë amerikanë si dhe të holla tjera në valutën serbe

Policia Kufitare në Kaçanik kanë kontrolluar një automjet “Audi” ku janë gjetur 35 mijë e 650 dollarë amerikanë si dhe 6 milionë e 653 mijë dinarë serbë.

Paratë janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës. 

Personi i cili kishte në pronësi këto të holla ishte shtetas i Serbisë.

“Gjatë kontrollit më të detajuar, në vijë të dytë të kontrollit, në brendi të automjetit, të fshehura dhe të maskuara janë zbuluar dy qese të najlonit me para.  Sipas procedurave të parapara Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.