Lajme

Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për t’i kapur këta persona

Të kërkuarit nga Policia

Katër persona janë në kërkim nga Policia, për këtë kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët në gjetjen e tyre.

Ata akuzohen për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

“Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, me autorizim të lëshuar nga prokurori i shtetit-Departamenti i Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, me të cilin është lejuar publikimi përmes mediave të shkruara dhe elektronike i fotografive të personave të poshtëshënuar, kërkon bashkëpunimin më qytetarët dhe beson se me ndihmën e qytetarëve do të bëhet e mundur lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë së Mitrovicës.

Lexo edhe:
Sveçla: Sot në Kosovë mbërrin grupi i tretë me 131 afganë

Dy nga të dyshuarit, të cilët janë identifikuar si Leutrim Selimi dhe Valmir Selimi, po kërkohen nga policia për vrasjen që ka ndodhur më 12 shkurt të këtij viti, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar policinë:

– 192

– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë e Jugut

– 044/704 511

– E-mail adresa:[email protected]