Lajme

Policia kap dy persona duke kontrabanduar mallra të ndryshme

Arrestim

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të dyshuar për kontrabandimin e mallrave të ndryshme.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Goden të Gjilanit kurse tjetri në fshatin Shurdhan të së njëjtës komunë.

“Është ndaluar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij kishte të ngarkuar mallra pa prejardhje, dhe sipas tij vlera është rreth 500 euro”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, “ndërsa vetura dhe mallrat i janë dorëzuar doganës për procedurë të mëtutjeshme”.

Policia e Kosovës.

Ndërkaq, i dyshuari i kapur në fshatin Shurdhan, ishte duke kontrabanduar mallra shëndetësore dhe të kozmetikës.

“Policia ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas i RMV, me automjet kombi në të cilin kishte mallra të ndryshme shëndetësore, kozmetike etj. për të cilat nuk ka pasur mbulesë dhe dyshohet se ka qenë duke i kontrabanduar:, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit malli është dorëzuar doganës së Kosovës./Shqip.com