Lajme

Policia kap 67 refugjatë duke hyrë ilegalisht në Kosovë

Refugjatët e kapur nga Policia Kufitare

Dhjetëra refugjatë janë kapur duke tentuar të hyjnë ilegalisht në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Policia Kufitare bën të ditur se refugjatët ishin duke ardhur nga Shqipëria.

“Policia Kufitare (DRPK),  konkretisht Stacioni policor për mbikëqyrje kufirare- SPMK Vermicë,  ka pranuar informatën se në vijën e gjelbër të pjesës së Republikës së Shqipërisë, në drejtim të Kosovës, janë vërejtur disa dhjetëra refugjatë”, thuhet në njoftim.

“Sipas informacioneve patrullat homologe të Policisë së Shqipërisë, deri më tani kanë ndaluar 67 shtetas të huaj (refugjat) ilegal dhe janë duke u marrë me trajtimin e tyre”, vazhdon më tej njoftimi.

Po ashtu bëjnë të ditur se me të pranuar informacionin, në bashkëpunim dhe bashkëveprim me Policinë homologe shqiptare është hartuar një  plan taktik për parandalmin e tyre që mos të lejohen të hyjnë  në territorin e Kosovës. 

Ndërsa theksojnë se autorietet policore kufitare janë duke bashkëpunuar ngusht në zbulimin e mundshëm të ndonjë personi/personave të cilët mund të kenë qenë duke i kontrabanduar viktimat në fjalë./Shqip.com