Policia jep detaje rreth të shtënave me armë zjarri në Mramor
Publikuar:
(03.05.2022 08:57:46)

Më 1 maj, janë plagosur dy persona si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth rastit.
Në raportin e PK-së, thuhet se një zyrtar policor ishte sulmuar me armë zjarri nga dy persona.
Nga të shtënat me armë zjarri, janë lënduar sulmuesit.
“Po ashtu me të shtëna armësh i është kundër përgjigjur edhe zyrtari policor ku si pasojë dy të dyshuarit janë plagosur dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërsa, theksohet se bë vendin e ngjarjes janë gjetur 15 gëzhoja, ndërsa në fshatin Mramor është gjetur motoçikleta e të dyshuarve dhe arma e tipit Zoraki pa fishekë.
Sipas policisë, rasti është ende duke u hetuar./Shqip.com