Lajme

Njëri nga të plagosurit në Mramor i nënshtrohet operimit në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Njëri nga të plagosurit nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Mramor të Prishtinës  i është nënshtruar operimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për SHQIP.com, mjeku kujdestar në QKUK, Sami Bajqinca.

Po ashtu gjendja e përgjithme e të dy të plagosurve është stabile.

“Njërin nga të plagosurit tashmë e kanë dërguar në sallë, për t’iu nënshtruar një operacioni”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se personi që ka shtënë me armë zjarri është zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshire edhe një zyrtar policor”, tha IPK përmes një njoftimi për media.

Hetuesit e IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do te ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e ketyre hetimeve./Shqip.com