Lajme

Policia jep detaje për vrasjen në Peran

Ilustrim.

Dje gjatë ditës në fshatin Peran të Podujevës ndodhi një vrasje e rëndë.

Lidhur më këtë vrasje, sot gjatë ditës Policia e Kosovës, ka dhënë detaje.

Sipas raportit policor dyshohet se një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje./Shqip.com