Lajme

Policia jep detaje për vetaksidentin në Klinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vetaksidentin në Klinë.

Sipas raportit policor të 24 orëve të fundit është raportuar se viktima mashkull  kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte  aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Lexo edhe:
Vdes një person si pasojë e një vetaksidenti në Klinë

Po ashtu raportohet se në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

/Shqip.com