Lajme

Vdes një person si pasojë e një vetaksidenti në Klinë

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë, të Klinës.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 6:50, si pasojë e një vetaksidenti, ka vdekur një person në fshatin Jashanicë, në rrugën Klinë-Skenderaj”, tha Rugova.

Ai gjithashtu tha se viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ku është konfirmuar edhe vdekja e tij.

/Shqip.com