Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 39-vjeçarit që e zuri lisi në Gjilan

Ilustrim
Ilustrim

Një person 39-vjeçar nga Kaçaniku ka vdekur pasditen e së martës pasi e kishte zënë një lis.

Ngjarja e tragjike ka ndodhur derisa viktima ishte duke prerë dru në Burincë të Gjilanit.

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se derisa viktima ishte “duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës”.

Lexo edhe:
Gjilan, vdes 39-vjeçari pasi e zuri lisi

Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML  për obduksion./Shqip.com