Lajme

Gjilan, vdes 39-vjeçari pasi e zuri lisi

Ilustrim
Ilustrim

Një person 39-vjeçar nga Kaçaniku ka vdekur pasi e ka zënë një lis.

Ngjarja e tragjike ka ndodhur sot rreth orës 17:00 derisa viktima ishte duke prerë dru në Burincë të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Shqip.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se në fshatin Burincë – komuna Gjilan personi shqiptar shtetas i Kosovës (1983 ) me vendbanim në komunën e Kaçanikut derisa ishte duke prerë drurë, në një moment një lis e ka zënë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Nga lëndimet e marra rreth orës  18:00 mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit. Janë njoftuar njësitë relevante për t’u marrë me rastin”, tha Hashani.

Policia e Kosovës

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit kufoma do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hashani tha se ky rast është duke u hetuar nga njësitet e hetimeve rajonale./Shqip.com