Lajme

Policia jep detaje për aksionin e djeshëm në rastin “Brezovica”, të arrestuar dhe prova materiale të konfiskuara

Rasti Brezovica

Shtatë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale në Brezovicë-Shterpcë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, arrestimi i personave të dyshuar është bërë nga kontrolli i Policisë në dhjetë lokacione duke përfshirë Prishtinën dhe Podujevën.

“Në lidhje me rastin më21.09.2022 janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj  kosovar nën dyshimin se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në dhjetë lokacione të ndryshme (Prishtinë dhe Podujevë)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta, gjashtë vetura, vula dhe dokumente të ndryshme.

“Janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, gjashtë vetura, pesë llap-top, dy hard-disk, 15 USB, tri vula dhe dokumente të ndryshme”.

Po ashtu, njoftohet se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shtatë persona të arrestuar nga aksioni i sotëm për rastin “Brezovica”, Prokuroria jep detaje – SHQIP.com

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme, Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Vjosa Baftiu e cila tha se personat e arrestuar janë nga aksioni i zhvilluar në 11 lokacione.

“Po ju njoftojmë se në aksionin e zhvilluar si rrjedhojë e rastit ‘Brezovica’ janë arrestuar shtatë persona”.

Sipas Baftiut tetë nga lokacionet janë në Prishtinë, një është në Podujeve dhe dy në Fushë Kosovë.

“Në 11 lokacionet e bastisura në të cilat është zhvilluar aksioni, tetë prej tyre janë në Prishtinë, dy në Fushë Kosovë dhe një është në Podujevë”.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe prova materiale, por Baftiu tha se janë duke pritur edhe raportin policor për të dalur me një komunikatë ndërsa, personave të arrestuar ju është shqiptuar ndalimi për 48 orë.

“Ka prova materiale të sekuestruara por jemi duke e pritur raportin policor që të dalim me një komunikatë për media dhe detaje shtesë. Prokurori ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë për personat e arrestuar ndërsa, sot gjatë ditës do të bëjë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj këtyre personave”.

Personat e arrestuar dyshohen për fajde, dhënje rryshfeti dhe ushtrim i ndikimit./Shqip.com