Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë, ku mbet i vdekur një i mitur

Ilustrim

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e djeshëm që përfundoi me fatalitet për një djalë të mitur, në fshatin Obranqë të Podujevës, njofton Shqip.com.

Siç bëhet e ditur nga PK, aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:20, kur i mituri ishte duke drejtuar veturën dhe ka humbur kontrollin me ç’rast edhe ka shkaktuar vetaksidentin.

“Vozitësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Shqip.com