Policia jep detaje lidhur me alarmin për bombë në Aeroportin e Prishtinës
Publikuar:
(26.03.2023 21:11:54)
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se kanë pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dhe se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet për menaxhim të situatës.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti për Shqip.com.
Burime të Shqip.com bëjnë me dije se që 40 minuta, udhëtarët dhe stafi i Aeroportit janë larguar nga ambientet e Aeroportit.
/Shqip.com