Lajme

Policia ia konfiskon 21-vjeçarit një pistoletë, karikator dhe brisk

Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka ndaluar për kontroll një person por në momentin e kontrollit i është gjetur edhe një armë pa leje.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit policor të 24-të orëve të fundit.

“Më datë 04 prill 2022, njësitet patrulluese të stacionit policor në Dragash, në një pikë kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinore, gjatë kontrollit të vozitësit, në çantën e të dyshuarit janë konfiskuar : një pistoletë, një karikator, një fishekë dhe një brisk”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ilustrim

I dyshuari E.Gj (2001) pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për intervistë.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari pas intervistës është liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com