Policia ende në kërkim të shoferit që shkeli një këmbësore në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë
Publikuar:
(25.04.2022 09:35:23)
Shoferi i automjetit që shkeli 20-vjeçaren në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ende është në kërkim nga policia.
“Vetura e dyshuar pas shkaktimit të aksidentit nuk është ndalur në vendin e ngjarjes, dhe e njëjta është duke u kërkuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Gjatës ditë së diele (24 prill), një këmbësore 20-vjeçare, ishte goditur nga një veturë në lëvizje.
Për pasojë, viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.
E njëjta është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës./Shqip.com