Lajme

Policia e Kosovës raporton aksidentin e Ministres Hajdari: Viktima ka pranuar tretman mjekësor

Rozeta Hajdari - Ministre e Industrisë dhe Tregtisë

Policia e Kosovës ka raportuar për aksidentin që ka pësuar, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrsisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në raportorin 24 orësh, PK nuk ka dhënë shumë detaje, vetëm është treguar që viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se ngjarja ka ndodhur në rrugën Vicianum në Prishtinë.

“E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së diele, Ministrja Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele ka pësuar një aksident trafiku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Hajdari përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se papritur në rrugë janë shfaqur dy fëmijë në vrapim dhe njëri nga ta është përplasur në veturën e saj.

Lexo edhe:
Aksidentohet Ministrja Hajdari: Një fëmijë u përplas në veturën time

“Sot në mesditë në rrugën Vicianum në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, gjersa po kthehesha me veturën time personale për në banesë, gjatë vozitjes sime pranë Meridian Market, papritmas u shfaqën dy fëmijë në vrapim për të kaluar rrugën, ku fatkeqësisht njëri nga ta u përplas anash në veturën time”, ka shkruar ajo./Shqip.com