Lajme

Policia e Kosovës pas arrestimit të 13 anëtarëve të PSD-së: Kërkuam të dalin jashtë, nuk u bindën

Policia e Kosovës gjatë arrestimit të anëtarëve të PSD-së te zyret e ZRrE-së

Policia e Kosovës është deklaruar pas arrestimi të 13 zyrtarëve të Parisë Socialdemokrate te Zyrët e Rregullatorit të Energjisë.

PK përmes një njoftimi është shprehur se vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.

“Duke parë që kanë dështuar të gjitha përpjekjet tjera, në përputhje me autorizimet policore dhe urdhrin e prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 nga ta dhe aktualisht po vijon ndërmarrja e veprimeve në këtë fazë preliminare hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia gjithashtu ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, konform rekomandimit të prokurorit të shtetit për cilësimin e veprës për të cilën dyshohen, personat e arrestuar do të procedohen më tej

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate kanë zhvilluar një aktivitet tek zyret e Zyrës së Rregullatorit për Energji kundër shtrenjtimit të rrymës.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me kryetarin e bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu.

Gjatë ballafaqimit, Molliqaj ka drejtuar pyetje ndaj Fejzullahut rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike./Shqip.com

Lexo edhe:
“Mashtrues, jep dorëheqje”, “Dardan mos ofendo”- përplasen Molliqaj dhe Fejzullahu