Lajme

“Mashtrues, jep dorëheqje”, “Dardan mos ofendo”- përplasen Molliqaj dhe Fejzullahu

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë duke zhvilluar një aktivitet tek zyret e Zyrës së Rregullatorit për Energji kundër shtrenjtimit të rrymës.

I pranishëm në këtë aktivitet është edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i cili është përplasur me kryetarin e bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu.

Gjatë ballafaqimit, Molliqaj ka drejtuar pyetje ndaj Fejzullahut rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Sa është subvencionimi deri në 800 kWh?, pse po mashtron?Mirë kishte qenë ju me dhënë dorëheqje. Pse nuk po jep dorëheqje? Pse po del në emisione? Pse s’po jep dorëheqje”, iu drejtua Molliqaj.

Derisa Fejzullahu tha se raporti është publik dhe atë munden me lexu.

“Raporti është publik, mundeni me lexu”.

Në anën tjetër, Molliqaj e quajti Fejzullahun “mashtrues” , deri ky i fundit kërkoi që kryetari i PSD-së të jetë më i rezervuar./Shqip.com

Lajmi në përditësim…