Policia e Kosovës me aksion në Mitrovicë të Veriut kundër narkotikëve

Njësitë e Policisë së Kosovës kanë zhvilluar një aksion në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Bane Radoviç- zëdhënës i Policisë së Kosovës në pjesën veriore.
“Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën Veriore më saktësisht afër Fakultetit të Shkencave Tenike kundër narkotikëve’” ka thënë Radoviç për Shqip.com
Radoviç po ashtu ka shtuar se ky aksion është në bashkpunim edhe me njesitë kundër narkotikëve.


Po ashtu Radoviç ka thënë se aksioni ka shkuar në mënyrë të qetë dhe nuk ka pasur rezistencë të qytetarëve ndaj njësive policore.
Aksioni i fundit i Policisë në veri të vendit u zhvillua gjatë ditës së djeshme ku u konfiskuan 56 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe u arrestuan pesë persona./Shqip.com