Lajme

Konfiskohen 56 kg substancë narkotike në Mitrovicë e Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër (4) persona dhe është shkatërrua një laborator për kultivim të drogës, gjatë një operacion të realizuar në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Mitrovicës Jugu dhe në Fushë Kosovë, i cili ka rezultuar po ashtu me arrestimin e pesë (5) personave të dyshuar dhe konfiskimin e mbi pesëdhjetë e gjashtë (56 kg) substancave narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit ky operacion është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë.

‘’Operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokuroritë kompetente, ku pas hetimeve të zhvilluara janë identifikuar personat e dyshuar të cilët dyshoheshin se në bashkëveprim trafikonin narkotikë, nga Shqipëria në Kosovës dhe pastaj për destinim jashtë Kosovës’’ thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar dëshmitë si në vijim: -(56 kg 81 gr) substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,(3) vetura të tipit Mercedes (dy me targa te Shqipërisë një me targa vendore, që të tria me bunker të modifikuar në të njëjtën mënyrë),(7) telefona celular,(10507) euro (dhjetëmijë e pesëqind e shtate euro) si dhe disa monedha Lek te Shqipërisë dhe Denar te Serbisë.

Sipas vendimit katër të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprën penale “Blerja, posedimi shitja e paautorizuar e substancave narkotike psikotropike dhe analoge”, ndërsa i dyshuari i fundit vazhdon në procedurë të rregullt./Shqip.com